string(42) "argjentina-e-fiton-trofeun-e-copa-americas"

Argjentina e fiton trofeun e Copa Americas

Futboll

Gazeta Express

15/07/2024 8:22

Argjentina e ka fituar trofeun e Copa Americas pasi e mposhti në finale Kolumbinë me rezultat 1:0.

Ndeshja e zhvilluar në Miami u shty për më shumë se një orë pas skenave kaotike që i panë mijëra tifozë duke u munduar të futeshin në fushë në stadiumin Hard Rock në Miami të SHBA-ve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Argjentinasit fituan përmes vazhdimeve falë golit të Lautaro Martinez.

Lionel Messi me shokë e ngritën lart trofeun e dytë radhazi të Copa Americas, ndërkohë që e fituan edhe Kupën e Botës.

Ylli i Inter Miamit doli me lotët në sy nga fusha në pjesën e dytë pas një lëndimi që e pësoi. /Gazeta Express/