Ardon Jashari vjen me një mesazh emocionues - Gazeta Express
string(43) "ardon-jashari-vjen-me-nje-mesazh-emocionues"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 20:55

Ardon Jashari vjen me një mesazh emocionues

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 20:55

Pas zyrtarizimit te AC Milan, mesfushori Ardon Jashari ka bërë një reagim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ai zgjodhi t’i thotë lamtumirë ish-klubit të tij, Club Brugge, shkruan Gazeta Express.

Reagimi i tij i plotë:

Shumë është thënë dhe shkruar javët e fundit.

Dhe ajo që kam për të thënë është e thjeshtë: Faleminderit.

Faleminderit, Club Brugge. Faleminderit tifozëve, bashkëlojtarëve, stafit drejtues, këtij qyteti të mrekullueshëm dhe çdo personi që më dha besimin për të dhënë më të mirën time.

Gjatë vitit të kaluar, dhashë gjithçka për fanellën Blauw-Zwart. Po, kam marrë çmime individuale, por asgjë nuk krahasohet me atë që arritëm së bashku. Ngritja e kupës në Bruksel, si një skuadër, një klub, ishte momenti më i shpërblyer.
Fitorja në derbi është një kujtim tjetër që nuk do ta harroj kurrë.

Javët e fundit kanë qenë intensive për të gjithë ne.
Por sot, largohem vetëm me mirënjohje.

Tani është koha për hapin tjetër në karrierën time.