string(46) "ardon-jashari-refuzon-te-luaje-per-zvicren-u21"

Sport

Gazeta Express

11/11/2023 9:54

Ardon Jashari refuzon të luajë për Zvicrën U21

Sport

Gazeta Express

11/11/2023 9:54

Ardon Jashari ka refuzuar që t’i bashkohet Kombëtares U21 të Zvicrës.

Lojtari dhe përfaqësuesitne tij e kanë njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se ai nuk është i disponueshëm për ekipin U21, transmeton Gazeta Express.

“Ardon Jashari na ka komunikuar se aktualisht nuk dëshiron të luajë për U-21. Ne e kemi marrë parasysh vendimin”, thuhet në njoftimin e Federatës zvicerane.

Kësisoj, mesfushori shqiptar i Luzernit mbetet me shtatë paraqitje me Zvicrën U21.

21-vjeçari numëron dy paraqitje edhe me Kombëtaren A të Zvicrës. /Gazeta Express/