Ardon Jashari ia kumton Brugget dëshirën për të luajtur te Milani - Gazeta Express
string(65) "ardon-jashari-ia-kumton-brugget-deshiren-per-te-luajtur-te-milani"

Sport

Gazeta Express

27/06/2025 16:22

Ardon Jashari ia kumton Brugget dëshirën për të luajtur te Milani

Sport

Gazeta Express

27/06/2025 16:22

Futbollisti me origjinë shqiptare, që e përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Ardon Jashari është në qendër të vëmendjes në merkaton e Serie A.

Jashari, i cili aktualisht luan te Club Brugge në Belgjikë, është në listën e dëshirave të Milanit, për të përforcuar mesfushën për sezonin e ri. Edhe drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është një ‘fans’ i madh i futbollistit.

Po ashtu, edhe Jashari e ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Milanit.

Madje, këtë ia ka kumtuar edhe vetë klubit të tij, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Milani deri më tash ka tentuar dy herë për t’u marrë vesh me Brugge për të kompletuar transferimin e lojtarit, megjithatë dy tentativat kanë dështuar.

Së fundmi, klubi milanez kishte ofruar 27 milionë euro plus pesë të tjera në bonuse, ofertë që është refuzuar nga Brugge.

Megjithatë, Romano bënë me dije se bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, dhe se Milani është optimist që do të arrijë një marrëveshje.

Jashari iu bashkua Brugget sezonin e kaluar nga Luzerni për shumën e gjashtë milionë eurove.

22-vjeçari në sezonin e tij të parë e fitoi çmimin si futbollisti më i mirë i vitit në Belgjikë.

Jashari është edhe përfaqësues i kombëtares së Zvicrës, për të cilën ka dy paraqitje në ndeshje zyrtare, dhe dy të tjera në ndeshje miqësore./GazetaExpress/