Milani ka bërë një hap të madh drejt transferimit të mesfushorit shqiptar, Ardon Jashari.
Sipas raportimeve të fundit, kuqezinjtë kanë paraqitur një ofertë prej 32.5 milionë eurosh plus bonuse për të siguruar shërbimet e lojtarit, por kanë bërë të qartë se nuk do ta rrisin këtë propozim.
Klubi italian pret përgjigjen e Club Brugge deri të hënën ose të martën, përndryshe mund të tërhiqet nga marrëveshja.
Ndërkohë, vetë Jashari është i vendosur për të kaluar te Milani dhe po bën presion për realizimin e transferimit.
Palët kanë rënë dakord për kushtet personale, me mesfushorin që pritet të përfitojë një pagë prej 2.7 deri në 2.8 milionë euro neto në vit. Tashmë gjithçka varet nga vendimi i klubit belg./GazetaExpress/