Ardon Jashari, shënoi sot debutimin e tij me fanellën e Milanit në ndeshjen miqësore kundër Leeds United, e cila u mbyll me barazim 1:1.
Jashari e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 61 minuta, duke dhënë një paraqitje solide në mesfushë dhe duke treguar potencialin e tij që në këtë paraqitje të parë me klubin kuqezi.
Kjo ndeshje ishte pjesë e përgatitjeve parasezonale të Milanit dhe trajneri Allegri duket se i beson reprezentuesit zviceran, i cili u transferua këtë verë nga Club Brugge.