string(58) "ardon-jashari-behet-futbollisti-me-i-shtrenjte-ne-belgjike"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 20:16

Ardon Jashari bëhet futbollisti më i shtrenjtë në Belgjikë

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 20:16

Ardon Jashari po shkëlqen si kurrë më parë në elitën e futbollit belg. Sipas faqes së njohur të statistikave dhe vlerësimeve të lojtarëve, Transfermarkt, 22-vjeçari shqiptar ka thyer rekorde në përditësimin e fundit të vlerave të futbollistëve në Jupiler Pro League.

Mesfushori i talentuar i Club Brugge tani ka një vlerë marramendëse prej 32 milionë eurosh, duke u bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë në Belgjikë nga gjithsej 436 lojtarë të analizuar.

Rritja e tij ka qenë meteoritike – fillimisht vlera e tij ishte 7 milionë euro, më pas u ngrit në 25 milionë, dhe në një tjetër përditësim të shpejtë arriti shifrën historike prej 32 milionë eurosh, një rekord i paprecedent për ligën belge.

Ky sukses i jashtëzakonshëm e konfirmon Ardon Jasharin si një nga emrat më premtues të futbollit europian, ndërsa pritet që në të ardhmen të tërheqë interesimin e klubeve të mëdha nga ligat më prestigjioze.