Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka marrë pjesë në sesionin informues për bursat Chevening të organizuar nga Chevening Alumni Foundation në Kosovë, Ambasada Britanike dhe Activism Roots.
Gjini tha se këtë herë prezent aty ishte si ish-përfitues i kësaj burse dhe jo si kryetar.
Për studentët Gjini pati disa thirrje, duke i lavdëruar përfitimet nga kjo bursë.
Postimi i plotë:
Mbretëria e Bashkuar, tash e mbi dy dekada, ofron mundësi të jashtëzakonshme për studentët tanë përmes bursave Chevening.
Sot mora pjesë në sesionin informues, të organizuar nga Chevening Alumni Foundation në Kosovë, Ambasada Britanike dhe Activism Roots, këtë herë jo si Kryetar, por si ish-përfitues i bursës.
Mesazhi im për studentët:
📖 Mos u ndalni së lexuari.
🎓 Mos u kurseni në studime.
🌍 Mos hezitoni të komunikoni.
Këto janë bazat që hapin horizonte të reja.
✨ Aplikoni! Shfrytëzojeni këtë mundësi unike!
Bëhuni pjesë e 10 përfituesve nga Kosova!