Ardian Gjini: Gati për të mbyllur fazat infrastrukturore dhe për vizionin e Gjakovës 2026-2030 - Gazeta Express
string(93) "ardian-gjini-gati-per-te-mbyllur-fazat-infrastrukturore-dhe-per-vizionin-e-gjakoves-2026-2030"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 21:00

Ardian Gjini: Gati për të mbyllur fazat infrastrukturore dhe për vizionin e Gjakovës 2026-2030

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 21:00

Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka vazhduar takimet me qytetarët në Bashkësitë Lokale të qytetit, përfshirë Bashkësinë IV, Mulla Jusuf dhe Çabrat.

Gjini u shpreh se këto takime të përditshme me qytetarët janë jo vetëm një ndjenjë vlerësimi, por edhe mundësi për të prezantuar punët që po përmbyllen dhe projektet e reja që do të nisin.

Ai theksoi se Gjakova është në prag të mbylljes së fazave të rëndësishme infrastrukturore dhe paralajmëroi një vizion të ri zhvillimor për periudhën 2026-2030.

“Jemi në garë me veten”, shkroi Gjini, duke theksuar synimin e tij për të vazhduar projektet për qytetin.