Sonte në Pressing diskutohet për bastionet e partive politike. Cilat që do të mund të ruhen e cilat mund të thyhen. Në studio janë Burim Ramadani, Viktor Buzhala, Dibran Hoxha e Shkodran Hoti.
Hoxha thotë se komunat ku mund të ruhen bastionet janë Gjakova nga AAK, Istogu nga LDK, ndërsa thotë që Peja mund të ketë luhatje, pasi sipas tij, Gazmend Muhaxheri po sfidohet deri diku nga kandidati i VV’së.
“Cilat janë komunat që po rrezikojnë të bëhen bastione, dmth Peja është kogja, edhe pse po duket që ka nis me sfidu kandidatu kandidati i VV deri diku Gaz Muhaxherin. Decanin kisha pas qef, nuk e di sa është e mundshme, unë veq po e shoh fushatën e Natyra Kucit, është shumë e drejtpërdrejt, kisha pas qef me sfidu kryetarin aktual atje. Gjakova, me shumë gjasë Ardian Gjini e vazhdon edhe një mandat. Istogu po ashtu me LDK, Peja mundet me pas luhatje”, tha ai.