Ardian Begaj dhe Labinot Syla janë fitues të garës Drage Race Kosova 2 në Divizonin AWD, përkatësisht FWD/RWD.
Begaj me BMW 240 I ishte më i miri në divizionin AWD.
Shtegun me gjatësi prej 402 metrave ai e kaloi për kohën 11.039 sekonda.
Ndërsa, Syla me Opel Corsa ishte më i shpejti në FWD/RWD, me kohën 11.037 me 210 km/h.
Përveç kupave të zakonshme, organizatori, Eurogoma Racing Team për dy fituesit ndanë nga një çek me vlerë 1 mijë euro.
Ndërsa, të shtunën janë kryer garat në klasat 16, 15, 14 e 13 në Divizionin FWD/RWD dhe klasat 14, 13 e 12 në Divizionin AWD të garës Drag Race 2.
Paradita e së shtunës ka kaluar me procedurat e zakonshme, duke filluar me regjistimin në garë, pajisjen me numrat startues, kontrollimin teknik, vozitjet testuese e caktimin e klasave.
Më pas janë zhvilluar garat në klasat më të ngadalshme, në të cilat, megjithatë, pati mjaft rivalitet e garues atraktivë.
Rezultatet:
Divizioni AWD
Klasa 9
1. Ardian Begaj (BMW 240 I)
Klasa 10
1. Flamur Muçaj (Audi RS3)
2. Shqipron Sabedini (BMW(
3. Kushtrim Azemi (BMW 340)
Klasa 11:
1. Elvedin Konicanin (Audi RS3)
2. Klevis Elezaj (Audi S8)
3. Visar Mehmeti (Audi)
Klasa 12
1. Brahim Haziraj (Mercedes GLC)
2. Albatrit Berisha (Audi RS Q8)
3. Bledar Voci (Audi S4)
Klasa 13
1. Blend Elmazi (Audi A7)
2. Yllzon Selmani (BMW 340D)
3. Lind Rudaj (Mercedes CLA 45 AMG)
Klasa 14
1. Faton Mustafa (Golf 4)
2. Sinan Kolashinac (Golf)
Divizioni FWD/RWD
Klasa 11
1. Labinot Syla (Opel Corsa)
2. Armend Hoxha (Seat Ibiza)
Klasa 13
1. Tarik Isovic (Beatle)
2. Amir Svishta (BMW E61)
Klasa 14
1. Hamza Dautovic (BMW)
2. Kushtrim Sylejmani (Golf 2)
3. Rinor Rama (Golf 4)
Klasa 15
1. Arlind Rama (Audi A3)
2. Endrit Sejdia (BMW)
Klasa 16
1. Nermin Beka