Ardhja e dërgesës së dytë të sistemit anti -tank të blerë në Turqi, reagojnë Osmani e Kurti - Gazeta Express
string(89) "ardhja-e-dergeses-se-dyte-te-sistemit-anti-tank-te-blere-ne-turqi-reagojne-osmani-e-kurti"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 22:37

Ardhja e dërgesës së dytë të sistemit anti -tank të blerë në Turqi, reagojnë Osmani e Kurti

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 22:37

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023. Sipas tij, kjo dërgesë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të ushtrisë.

Për këtë ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, që shpërndau postimin e Maqedoncit, duke thënë se ky system është pjesë e ushtrisë së Kosovës.

“Më të fortë, më të sigurtë: sistemi antitank turk OMTAS, pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Për këtë ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, që në gjuhën turke falënderoi Turqinë.

“Teşekkürler, Türkiye”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement