Arda Guleri e falënderon Xabi Alonson për besimin ndaj tij - Gazeta Express
string(58) "arda-guleri-e-falenderon-xabi-alonson-per-besimin-ndaj-tij"

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 11:24

Arda Guleri e falënderon Xabi Alonson për besimin ndaj tij

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 11:24

Mesfushori turk i Real Madridit, Arda Güler, shprehu kënaqësinë e tij për vazhdimësinë që ka pasur si titullar që nga ardhja e Xabi Alonsos në stol.

Talenti i ri theksoi se besimi i trajnerit është “shumë i rëndësishëm” për rritjen e tij brenda skuadrës.

“Jam me shumë vetëbesim. Kemi bërë një fillim të shkëlqyer sezoni me të gjithë shokët e ekipit. Është shumë e rëndësishme për mua që trajneri ka besim tek unë,” tha Güler pas marrjes së çmimit “Lojtari me Pesë Yje Mahou” për muajin tetor.

Gjatë tetorit, Güler luajti në të katër ndeshjet e Real Madridit dhe ishte vendimtar në fitoret kundër Villarrealit, Getafes dhe Barcelonës në LaLiga EA Sports, si dhe në triumfin ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

“Shpresoj që në fund të sezonit t’i fitojmë të gjitha trofetë,” shtoi ai me ambicie. Duke parë përpara drejt ndeshjes së radhës në kampionat kundër Rayo Vallecanos, pas humbjes ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ylli turk theksoi se skuadra është e përqendruar për t’u kthyer te fitorja: “Kemi një ndeshje të vështirë përpara, por duhet të jemi gati për çdo situatë. Duam të fitojmë dhe të hyjmë në pushimin ndërkombëtar me tre pikë të tjera”./GazetaExpress/