Arbnor Morina e kujton trajnerin Bllazheviq: Motivues dhe ambicioz, diti ta gjente rrugën deri tek zemrat e të gjithëve - Gazeta Express
string(117) "arbnor-morina-e-kujton-trajnerin-bllazheviq-motivues-dhe-ambicioz-diti-ta-gjente-rrugen-deri-tek-zemrat-e-te-gjitheve"

Futboll

Moral Pozhegu

08/02/2023 15:30

Arbnor Morina e kujton trajnerin Bllazheviq: Motivues dhe ambicioz, diti ta gjente rrugën deri tek zemrat e të gjithëve

Futboll

Moral Pozhegu

08/02/2023 15:30

Arbnor Morina ishte njëri prej futbollistëve të dikurshëm që e kishte rastin dhe privilegjin të punonte me trajnerin Qiro Bllazheviq, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas një beteje me sëmundjen e kancerit.

Ish-futbollisti i njohur kosovar në mesvitet e 80-ta ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa në atë kohë në kryeqytetin tonë kishte përfunduar pikërisht trajneri legjendar me misionin për t’i shpëtuar Bardhekaltrit pa rënë nga liga elitare e atëhershme jugosllave në sezonin 1984/85, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Morina, sot selektor i ri i Kosovës U-17, i ka kujtuar momentet magjike me trajnerin Bllazheviq, në atë që quhej gjenerata e artë e Prishtinës.

“Na la njeriu karizmatik, i cili punoi një kohë në klubin tonë. Njeri dhe trajner që ka ditur ta gjente rrugën deri tek zemrat e të gjithë lojtarëve dhe tifozëve. Njeriu i cili ka qenë motivues i madh dhe kërkuese për fitore gjithmonë. Por, edhe njeriu i cili ka ditur edhe të bëjë shaka për ta relaksuar atmosferën në atë kohë mjaft të tendosur. U prehtë në paqe, trajneri ynë”, deklaroi Morina në një bisedë me “Gazetën Express”.

Ishin të shumtë futbollistët, ish-futbollistët, trajnerët, drejtuesit e klubeve, klubet dhe tifozët që e kujtuan sot trajnerin Bllazheviq, i cili la gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit.

Bllazheviq, krahas sukseseve në ekipet që i udhëhoqi në vende të ndryshme, arriti që me Kombëtaren e Kroacisë, pjesë e së cilës ishte edhe ish-futbollisti kosovar, Ardian Kozniku, t’ua siguronte kroatëve medaljen e bronztë në Kupën e Botës në vitin 1998. /Gazeta Express/