string(61) "arber-zeneli-kontribuon-me-gol-ne-fitoren-e-thelle-te-reimsit"

Sport

Gazeta Express

08/01/2023 17:34

Arbër Zeneli kontribuon me gol në fitoren e thellë të Reimsit

Sport

Gazeta Express

08/01/2023 17:34

Reimsi ka kaluar në 1/16 e finales në Kupën e Francës.

Skuadra e drejtuar nga Will Still shënoi fitore të thellë sonte në udhëtim kundër Loon Plage, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Marcel Rosseel” përfundoi me rezultatin 0:7.

Arbër Zeneli ishte ai që e hapi serinë e golave, duke shënuar në fundin e pjesës së parë (45+3’).

Reprezentuesi i Kosovës shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë, teksa sot luajti për 60 minuta.

Kundërshtari i ardhshëm i Reimsit do të mësohet pas tërheqjes së shortit. /Gazeta Express/