Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, ka vizituar sërish Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), këtë herë për një kohë më të shkurtër, vetëm gjysmë ore.
Ndryshe nga dita e kaluar, ku qëndroi për pesë orë, ai dorëzoi disa dokumente shtesë te agjentët e BKH-së. Gazetarët e pyetën nëse ai ishte paraqitur vullnetarisht, por Veliaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje.