Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën.
Ai u rikthye te Nikli, pas dy viteve të kaluara te Malisheva, me të cilën dy herë u paraqit edhe në garat evropiane.
Prekazi rikthehet në Drenas, pasi gjatë periudhës së parë kishte luajtur për klubin e Niklit për dy sezone e gjysmë, nga vera e vitit 2017 deri më janar 2020, kur u transferua te Ballkani.
Feronikeli ’74 sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë, pasi sezonin e kaluar ra aty nga Superliga, si skuadra e fundit në tabelë me vetëm 15 pikë të tubuara në 36 ndeshje.
Gjatë karrierës së tij, Prekazi ka luajtur për disa klube të njohura në Kosovë, si Gjilani, Besa e Pejës, Hajvalia, Vushtrria, Trepça, Trepça ’89 e KEK-u.
Në karrierën e tij, Prekazi e ka fituar tri herë Superligën e Kosovës dhe dy herë Kupën e Kosovës./GazetaExpress/