Arbër Hajdari zbulon emrin e vajzës që i ka “rrëmbyer” zemrën në “Shiko Kush LUAN”! - Gazeta Express

Arbër Hajdari zbulon emrin e vajzës që i ka “rrëmbyer” zemrën në “Shiko Kush LUAN”!

Rozë

Gazeta Express

28/09/2020 17:24

Në puntatën e parë të ‘Shiko Kush Luan’ sezoni i katërt pati një risi. Siç u premtua edhe më parë nga autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca këtë sezon do të ketë shumë lojëra të reja.

Një nga lojërat ishte dhe “Loja ime”, një lojë që sugjerohej nga publiku me anë të komenteve në instagramin e Shiko Kush Luan.

Në këtë lojë, njëra prej komentueseve, kishte kërkuar që secili nga të ftuarit të thoshte emrin e partnerit apo partneres ose të hante një spec djegës.

Ndër personat që pranoi të tregonte emrin e partneres dhe mos pranonte të hante specin djegës ishte Arbër Hajdari. Dihej nga më parë se Hajdari ishte në një lidhje dashurie,por na zbuloi ekskluzivisht emrin e vajzës që ka rrëmbyer zemrën e tij në “Shiko Kush LUAN”.

Hajdari ka treguar me spontanitet se vajza “misterioze” që i ka rrëmbyer zemrën quhet Vlera; e cila vjen nga një familje e pasur nga Kosova dhe është personazh publik; e cila njihet më shumë nga bota e biznesit.