Arbenita zbulon se ka bërë dy herë operacion për të zvogëluar gjoksin - Gazeta Express
string(69) "arbenita-zbulon-se-ka-bere-dy-here-operacion-per-te-zvogeluar-gjoksin"

Arbenita zbulon se ka bërë dy herë operacion për të zvogëluar gjoksin

Gazeta Express

07/04/2020 11:14

Modelja shqiptare shumë e komentuar në media për lidhjen me Feron, ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të shumta të ndjekësve të cilët kanë qenë kuriozë si për marrëdhënien e saj me Feron, edhe për jetën e saj personale dhe pamjen.

E pyetur nëse ka bërë ndonjë operacion, Arbenita ka pranuar se ka bërë një ndërhyrje në gjoks.

Lexo Edhe:

“Fytyra është komplet e imja! Më duhet të pranoj që kam bërë reduktim gjoksi! E kam bërë dy herë sepse operacion i parë nuk rezultoi i suksesshëm. Nuk më pëlqen të gënjej”, është përgjigjur Arbenita.

Arbenita është treguar e sinqertë në këtë bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, të cilat kanë dashur të dinë më shumë rreth jetës së saj private.

Ajo ka zbuluar disa të reja në lidhje me marrëdhënien e saj me Feron, apo ndërhyrjet estetike. Së pari modelja bukuroshe ka zbuluar gjestin që e bëri të dashurohej pas reperit shqiptar.

Ajo shkruan se Fero është treguar “tamam burrë” që në fillimet e lidhjes kur e mori në shtëpinë e tij dhe deshi të njihej me familjen e saj. Arbenitës i ka pëlqyer fakti që Fero nuk e ka mbajtur sekret lidhjen.

“Më pëlqen që ai bëri atë që tha. Si një burrë tamam, ai erdhi dhe foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëqlen që po rritemi bashkë më të zgjuar më të lumtur më të shëndetshëm. Mund të jetë një djalë i keq për ju, por për mua është shumë i ëmbël”, shkruan Arbenita.

View this post on Instagram

Happy Valentine’s day ?

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

Modelja më tej ka treguar se ka lindur në Maqedoni, por me origjinë është shqiptare.

Ajo ka nisur karrierën si modele sapo mbaroi shkollën e mesme duke realizuar ëndrrën e saj të madhe.

View this post on Instagram

@prettylittlething suit #ad Photo @markbarnfield ?

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on