Arbenita tregon se si reagoi Fero kur ajo e voziti makinën - Gazeta Express
string(58) "arbenita-tregon-se-si-reagoi-fero-kur-ajo-e-voziti-makinen"

Arbenita tregon se si reagoi Fero kur ajo e voziti makinën

Yjet

Gazeta Express

03/11/2022 22:55

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit.

 Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Lexo Edhe:

Arbenita është mjaft private dhe e kursyer në lidhje me postimet e familjen ose në lidhje me partnerin e saj, Feron. Ndonjëherë bukuroshja na shuan kureshtjen me anë të postimeve të ndryshme, duke na treguar më shumë rreth tyre.

Ditën e sotme Arbenita ka shpërndarë në rrjete sociale një ‘meme’, ku na ka treguar në mënyrë humoristike se si duket fytyra e bashkëshortit të saj kur ajo nget makinën dhe mund të themi se na bëri të gjithë duke qeshur.

“Burri im kur unë ngas makinën”, ka shkruar ajo.

Së fundmi Arbenita na ka treguar se para disa ditësh po shijon pushimet në Turqi së bashku me partnerin e saj të zemrës, reperin e njohur, Fero dhe vajzën e tyre, Nina.

E duket se ditëve të pushimeve u erdhi fundit dhe për ta mbyllur sa më bukur modelja ka postuar në Instagram disa foto të saj me bikini, duke treguar kështu edhe linjat e bukura trupore të saj. Edhe pse tashmë nuk jemi më në verë, i nxehti për Arbenitën nuk ka ikur ende.