Arbenita tregon arsyen pse bart qafore me kryq, ndonëse është myslimane - Gazeta Express
string(70) "arbenita-tregon-arsyen-pse-bart-qafore-me-kryq-ndonese-eshte-myslimane"

Gazeta Express

14/08/2020 10:21

Arbenita tregon arsyen pse bart qafore me kryq, ndonëse është myslimane

Gazeta Express

14/08/2020 10:21

Modelja Arbenita Ismajli i është përgjigjur pyetjeve të fansave.

Arbenita Ismajli është një nga femrat më të komentuar shqiptare, kjo për shkak edhe të veprimeve kontroverse që ajo bën.

Lexo Edhe:

Modelja e cila jeton dhe vepron në Britani, por me prejardhje shqiptare i takon fesë islame.

Por në imazhet e publikuara ajo shpesh shfaqet me një qafore me kryq, dhe kjo ka shtyrë ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje rreth kësaj çështjeje.

Arbenita vendosi të përgjigjet në mbishkrimin e fotografisë, duke shkruar se përkundër stolive, ajo do të vazhdojë të jetë përherë myslimane.

“Kam prej atyre që më komentojnë se pse vë qafore me kryq përderisa jam myslimane. Ajo për mua do të thotë thjesht qafore. Ndoshta nuk jam shembull i mirë, por jam krenare që jam myslimane dhe asgjë në tokë nuk mund ta ndryshojë këtë”, ka shkruar ajo. /lajmi.net