Arbenita dhe Fero shihen të përqafuar në një fotosesion të fundit - pas sherrit të Feros me UniKKatilin - Gazeta Express
string(101) "arbenita-dhe-fero-shihen-te-perqafuar-ne-nje-fotosesion-te-fundit-pas-sherrit-te-feros-me-unikkatilin"

Arbenita dhe Fero shihen të përqafuar në një fotosesion të fundit – pas sherrit të Feros me UniKKatilin

Yjet

Gazeta Express

06/05/2022 21:02

Arbenita Ismajli ka postuar disa foto me burrin e saj, reperin Fero, teksa ky i fundit është involvuar në një debat me reperin e vjetër, UniKKatil.

Teksa kjo ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, ku UniKKatil ia kishte kthyer një diss Feros, ku e kishte quajtur picamen.

Lexo Edhe:

“Mu picamen s’je n’veti jo; qato nuk kom folë se shihet me kohë; vlej do milion p…ti as ni trohë; Ça merr n’koncert ti un lypsav i dho”, thotë lirikën e tij UniKKatil.

E pas kësaj Fero ka premtuar që gjatë ditës së sotme do të sjell një lirikë të re diss ku do ia kthejë UniKKatilit një dis.

Por, kjo ka tërhequr vërejtjen nga kjo “ferrk” mes dy reperëve pasi që Arbenita ka shfaqur një set të ri të fotografive e ku Arbenita shihet e ulur në prehrin e Feros duke e përqafuar atë.

Ajo ka të veshur një fustan të bardh dhe në një moment e shikon kamerën kurse në një tjetër jo.

Kujtojmë se para dy dite Arbenita e ka festuar ditëlindjen e saj.

Çifti kanë një vajzë të vogël të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina. /GazetaExpress/