Arbenita dhe Fero bëjnë foton e fundvitit - Gazeta Express

Yjet

Gazeta Express

27/12/2021 23:33

Arbenita dhe Fero bëjnë foton e fundvitit

Yjet

Gazeta Express

27/12/2021 23:33

Kur është puna të modelet zeshkane, Arbenita Ismajli është kryefjala në tregun shqiptar dhe para se të përfundojë ky vit ajo ka realizuar fotosesionin e fundit me familje

Arbenita nuk ka zgjedhur që të pushojë as në këtë fundvit dhe për këtë ajo sapo ka realizuar një fotosesion.

Lexo Edhe:

Bukuroshja kumanovare, e cila është edhe nënë e një vajze bashkë me reperin Fero, është shfaqur me një fustan të bardhë.

E ajo është parë bashkë me Feron dhe Ninan në këtë fotosesion, derisa duket se janë të përgatitur për t’u përshëndetur me vitin 2021.

Për këtë fotosesion ajo ka angazhuar fotografin Norik Uka.

Flokët ajo i ka drejtuar dhe i ka mbi supe derisa si aksesorë shihet se ka dy vathë të rrumbullakët. /GazetaExpress/