Arben Vitia i kthehet angazhimit në VV, lëshon një njoftim për zgjedhjet në Prishtinë - Gazeta Express
string(84) "arben-vitia-i-kthehet-angazhimit-ne-vv-leshon-nje-njoftim-per-zgjedhjet-ne-prishtine"

Gazeta Express

18/08/2022 23:09

Arben Vitia i kthehet angazhimit në VV, lëshon një njoftim për zgjedhjet në Prishtinë

Gazeta Express

18/08/2022 23:09

Duke iu drejtuar anëtarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia ka njoftuar që procesi i zgjedhjeve të brendshme në Qendrën e Prishtinës është përmbyllur në nivelin e parë organizativ.

Vitia, i cili nuk ishte shumë aktiv në parti pas humbjesë betejës për të parin e Prishtinës ndaj LDK-së, tani po jep sinjale se po i kthehet aktivitetit në Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Vitia ka thënë se zgjerimi dhe strukturimi i Vetëvendosjes po vijon dhe sipas tij, do të vijojë vrullshëm edhe më tej.

“Të dashur anëtarë e aktivistë të Qendrës së Prishtinë, falë angazhimit dhe vullnetit tuaj procesi i zgjedhjeve të brendshme në Qendrën e Prishtinës u përmbyllë në nivelin e parë organizativ.  Gjatë këtij procesi u mbajtën zgjedhje dhe u zgjodhën organet drejtuese në 24 Pika gjithandej lagjeve dhe fshatrave. Po ashtu edhe për dy organizimet e reja që po themelohen për herë të parë në qendrën tonë si në të gjithë Lëvizjen, ajo e Gruas për VETËVENDOSJE! dhe Rinisë për VETËVENDOSJE!.  Zgjerimi e strukturimi i organizatës tonë po vijon dhe padyshim parë angazhimin e anëtarësisë do të vijojë vrullshëm edhe më tej. Angazhimi politik është një nga mënyrat më të vyeshme për përparimin shoqëror, veçanërisht në një organizatë si Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Vitia.

Ai ka falënderuar aktivistët e antarët e çdo Pike që me vullnetin e interesimin që ndihmuan me organizimin.

“Po ashtu duke dëshmuar seriozitet e devotshmëri për këtë proces demokratik në organizatën tonë secili dëshmoi dhe përgjegjësi qytetare. Kohezioni ynë organizativ dhe politik e ka bazën në organet më të rëndësishme të Qendrës, pra Pikat, që nuk ndalen së punuari asnjëherë.  Suksese të gjithë të zgjedhurve!”, ka shkruar ai.