Arben Ndoka do të gjykohët në Lezhë, bie akuza për grup kriminal, mbetet ajo për tjetërsim pronash - Gazeta Express
string(96) "arben-ndoka-do-te-gjykohet-ne-lezhe-bie-akuza-per-grup-kriminal-mbetet-ajo-per-tjetersim-pronash"

Gazeta Express

25/09/2020 20:31

Arben Ndoka do të gjykohët në Lezhë, bie akuza për grup kriminal, mbetet ajo për tjetërsim pronash

Gazeta Express

25/09/2020 20:31

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka pranuar kërkesën e ish-deputetit Arben Ndoka, për ndarjen e procesit të tij gjyqësor nga të pandehurit e tjerë të dosjes ‘Vol-vo 4’, të dy viteve më parë.

Kësisoj ish deputeti do të gjykohet në gjykatën e Lezhës, për arsyen se ka kërkuar gjykim të zakonshëm, ndryshe nga të gjithë të pandehurit e tjerë, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar.

Lexo Edhe:

Gjatë operacioni Vol-vo 4 të tetorit të vitit 2018, u arrestuan një sërë personash nën akuzat e tjetërsimit të pronave dhe falsifikimit të dokumenteve. Në pranga përfunduan dhe anëtarë të grupit të Avdylajve, të cilët më tutje dolën në përgjimet e publikuara nga media gjermane BILD (në lidhje me shit-blerjen e votave në zgjedhje).

Ndërkohë ish deputeti, aktualisht ndodhet nën arrest shtëpie dhe u akuzua për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit dhe grup të strukturuar kriminal./Express