Arben Malaj ‘paralajmëron’ Ramën: Do përballemi në parlament, beteja do vijojë gjatë! - Gazeta Express
string(80) "arben-malaj-paralajmeron-ramen-do-perballemi-ne-parlament-beteja-do-vijoje-gjate"

Gazeta Express

06/12/2019 21:01

Arben Malaj ‘paralajmëron’ Ramën: Do përballemi në parlament, beteja do vijojë gjatë!

Gazeta Express

06/12/2019 21:01

Arben Malaj, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, komentoi vendimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe shkarkimin e tij nga posti.

Malaj tha se me kryeministrin Rama do përballet në Kuvendin e Shqipërisë, që brenda 30 ditëve do japë vendimin për shkarkimin ose jo të tij.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se nuk ka pranuar asnjëherë të jetë kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH dhe se mirënjohja publike është shumë më e rëndësishme se çdo ferman sulltanor.

Arben Malaj: Është një përballje që do të vazhdojë gjatë, është një përballje ndërmjet dy mentaliteteve. Unë kam kontribuar dhe konkurruar gjithmonë në zhvillimet politike të vendit tim me filozofinë se shqiptarëve u duhet një vend i fortë ku pushtetet ndahen, balancohen, kontrollohen dhe jo në një mentalitet ku pushteti u takon sovjetëve, gjithë pushtetet qoftë legjislativ, gjyqësor apo parlamentar. Kjo është prezent në publik. Falënderoj të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë, jam i bindur se mirënjohja publike është shumë më e rëndësishme se çdo ferman sulltanor.

E para ata kanë bërë vetëm pezullimin sepse ligji për të mbrojtur Bankën e Shqipërisë nuk u jep të drejtën asnjë kryeministri të shkarkojë. Nuk kam pranuar asnjëherë të jem kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH. Kam konkurruar gjithmonë në Parlament aty ku e kam marrë, aty do ta bëj ballafaqimin. Brenda 30 ditëve sipas ligjit Kuvendi i Shqipërisë duhet të votojë propozimin e qeverisë kështu që jo punë zgjidhet shpejt dhe secili në vendin e tij. Unë me kontributet e mia pozitive edhe si profesor, ekspert dhe qytetar për vendin tim, Edi Rama me pushkën top për armiqtë e tij politikë.