Arben Gashi thotë se Asociacioni dhe shkëmbimi i territoreve janë dy opsione në tavolinën e dialogut - Gazeta Express
string(100) "arben-gashi-thote-se-asociacioni-dhe-shkembimi-i-territoreve-jane-dy-opsione-ne-tavolinen-e-dialogut"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2021 0:00

Arben Gashi thotë se Asociacioni dhe shkëmbimi i territoreve janë dy opsione në tavolinën e dialogut

Lajme

Gazeta Express

23/04/2021 0:00

Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe dhe shkëmbimi i territoreve janë dy opsione në tavolinën e dialogut, shkruan Express.

Sipas Gashit ekzistojnë ende dy probleme në tavolinë, për të cilat Vetëvendosje nuk po ka guxim dhe aftësi të merret me to.

Lexo Edhe:

Madje Gashi tha se pikërisht për këto arsye Vetëvendosje po kërkon që LDK’ja të bëhet pjesë e grupit të bisedimeve.

“Ekzistojnë dy probleme në tavolinë. Asociacioni i Komunave dhe shkëmbimi i territoreve”, është shprehur Gashi.

“Ata (VV) nga mungesa dhe aftësia e guximit të merren me këto çështje po kërkojnë që LDK’ja të jetë pjese e grupit të bisedimeve”, ka thënë Gashi.

“LDK e pati marrë përsipër çështjen e asociacionit, ne e kemi negociuar e vendimin e ka marrë z. Thaçi”, ka thënë Gashi.

“Statuti i Asociacionit të Komunave serbe thotë një pikë aty se kjo çështje fillimisht duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për të parë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë që për marrëveshjen e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Gashi tha se Administrata Biden e përkrah fuqishëm.

“Është një rrjedhë logjike normale. Nëse e shohim edhe sekretarin e shtetit, ai deklaroi se e njeh dhe e përkrahë marrëveshjen e Uashingtonit. Nuk ndryshon politika amerikane brenda ditës”, shtoi Gashi./Express/