Arben Gashi nga LDK para nisjes së seancës ka thënë se nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim.
“Nuk ka sinjale për naj ndryshim, por besoj që ka ardhë koha me gjet zgjidhen dhe është kalu kohë përtej të arsyeshmes dhe klasa politike në Kosovë duhet me gjet zgjidhjen, LDK ka ofru një zgjidhje, nëse është e papranueshme për partinë që ka dalë e para atëherë le të bëjë veprimet e duhura sepse ka obligim me të drejtën që e ka fituar duke dalë partia e parë ka lind obligimi që me themelu institucionet e kuvendit, kur lind një e drejtë lind edhe një detyrim me automatizëm.”
Ai tha se VV ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të kuvendit, por edhe ka “detyrimin” që ta bëjë shumicën. /GazetaExpress/