string(38) "arbana-paralajmeron-rikthimin-ne-ekran"

Yjet

Gazeta Express

23/05/2024 21:03

Arbana paralajmëron rikthimin në ekran  

Yjet

Gazeta Express

23/05/2024 21:03

Duket se Arbana Osmani do të jetë përsëri pjesë e ekranit ose të paktën kështu kanë lënë të nënkuptohet dy postimet e bëra prej saj përpara pak orësh.

Si fillim, ajo ndau një postim ku shihet në një studio televizive bashkë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

“Duke xhiruar me më të mirin, Eduart Grishaj.

Më pas ka ndarë një tjetër imazh teksa në prehër mban skaletën dhe dallohen këmbët e saj dhe të ftuarës përballë dhe në fund e ka përmbyllur me një fotografi teksa duket publiku.

Se ku do e shohim së shpejti kjo mbetet për t’u parë.