Arabia Saudite dhe Katari dënojnë “veprimet absurde të Izraelit”: Po rrezikohet paqja rajonale - Gazeta Express
string(91) "arabia-saudite-dhe-katari-denojne-veprimet-absurde-te-izraelit-po-rrezikohet-paqja-rajonale"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:34

Arabia Saudite dhe Katari dënojnë “veprimet absurde të Izraelit”: Po rrezikohet paqja rajonale

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:34

Pas sulmeve të Izraelit mbi Iranin, Arabia Saudite dhe Katari kanë reaguar ashpër, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe përpjekjet për paqe.

Sipas agjencisë shtetërore saudite SPA, ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun iranian, Abbas Araghchi, ku ka shprehur “dënimin e Mbretërisë për agresionin e hapur izraelit ndaj territorit të Republikës Islamike të Iranit”, transmeton Express.

Ai tutje ka theksuar se Arabia Saudite kundërshton përdorimin e forcës duke nënvizuar rëndësinë e dialogut si mënyra më e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ndërkohë, edhe kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke thënë se:

“Ndërsa kombet e botës përpiqen të arrijnë zgjidhje diplomatike për t’i rikthyer paqen Lindjes së Mesme, veprimet absurde të Izraelit po shkatërrojnë çdo perspektivë për paqe dhe po vendosin popujt tanë, si dhe sigurinë rajonale e globale, në rrezik të menjëhershëm. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndalë këto shkelje të rrezikshme para se të jetë tepër vonë.”