Arabi Saudite: Bërtima e të qara, një pajisje në lunapark përplaset me anësoret, tmerrohen të pranishmit - Gazeta Express
string(101) "arabi-saudite-bertima-e-te-qara-nje-pajisje-ne-lunapark-perplaset-me-anesoret-tmerrohen-te-pranishmit"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 13:04

Arabi Saudite: Bërtima e të qara, një pajisje në lunapark përplaset me anësoret, tmerrohen të pranishmit

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 13:04

Të paktën 23 persona janë plagosur pasi një pajisje argëtuese në parkun “Green Mountain Park”, në zonën Hada pranë Taifit, pësoi një defekt teknik ndërsa ishte e mbushur me njerëz.

Në videot e publikuara sot në rrjetet sociale, vizitorët shihen duke u argëtuar në një pajisje të njohur, kur papritur shtylla qendrore e saj thyhet në dy pjesë. Pajisja shembet me një zhurmë të fuqishme, duke lënë pasagjerët të ngecur brenda saj dhe duke shkaktuar disa lëndime serioze, sipas gazetës saudite Okaz.

Pamjet dramatike kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.