Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person është arrestuar pasi është hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër ku kishte edhe kanabis të mbjellur.
Atij i janë konfiskuar një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, një paketim foli dhe një masë që dyshohet se është eksploziv TNT.
Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa janë asgjësuar 1769 bimë narkotike.
“KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT- Dumnicë e Poshtme, Podujevë 21.09.2025-00:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër e kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit që dyshohet se janë të llojit kanabis në madhësi të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar; një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, 3 shirita, një paketim foli dhe një masë e cila dyshohet se është eksploziv TNT e cila është konfiskuar nga njësiti i deminimit. Është bërë asgjësimi i 1769 bimëve narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”