Eleminoi këdo që i doli para, Don Mario dënohet me 35 vite burg në SHBA - Gazeta Express
string(70) "eleminoi-kedo-qe-i-doli-para-don-mario-denohet-me-35-vite-burg-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

18/10/2022 17:40

Eleminoi këdo që i doli para, Don Mario dënohet me 35 vite burg në SHBA

Lajme

Gazeta Express

18/10/2022 17:40

Një udhëheqës famëkeq paraushtarak kolumbian dhe mbret i drogës, është dënuar me 35 vite burg nga një gjykate në Nju Jork.

Daniel Rendón Herrera, i njohur më mirë si Don Mario, udhëhoqi grupin paraushtarak të krahut të djathtë Forcat e Bashkuara të vetëmbrojtjes, transmeton BBC.

Grupi, i krijuar me qëllimin për të luftuar guerilët e krahut të majtë, u angazhua në rrëmbime, vrasje dhe zhvatje.

Don Mario, 57 vjeç, u kap në një strehë rurale në vitin 2009, ku në atë kohë, ai ishte personi më i kërkuar në Kolumbi.

Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2018 dhe vitin e kaluar u deklarua fajtor për trafikimin e më shumë se 80 tonë kokainë në SHBA.

Daniel Rendón Herrera dhe vëllai i tij Freddy, i njohur si El Alemán (Gjermani), ishin udhëheqësit kryesorë në AUC.

Si pjesë e grupit paraushtarak, udhëhoqën mijëra luftëtarë që sulmuan dhe vranë këdo që ata konsideronin si simpatizant të grupeve rebele të krahut të majtë të Kolumbisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement