“Aq shumë na kanë fy e na kanë ofendu – Kanë diskutu me një armik për pagë minimale…”, Rrahman Rama për trajtimin e veteranëve nga qeveria Kurti - Gazeta Express
string(138) "aq-shume-na-kane-fy-e-na-kane-ofendu-kane-diskutu-me-nje-armik-per-page-minimale-rrahman-rama-per-trajtimin-e-veteraneve-nga-qeveria-kurti"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 23:09

“Aq shumë na kanë fy e na kanë ofendu – Kanë diskutu me një armik për pagë minimale…”, Rrahman Rama për trajtimin e veteranëve nga qeveria Kurti

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 23:09

Gjenerali Rrahman Rama, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, i ftuar në Pressing në T7, ka komentuar qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ndaj veteranëve të UÇK-së, duke thënë kjo qeveri i ka fyer e ofenduar shumë ata, shkruan Gazeta Express.

Ai po ashtu ka theksuar si fyerje edhe bisedën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit, me terroristin Milan Radoicic për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së.

‘‘Qaq shumë na kanë fy e ofendu, sidomos kjo qeveri, kemi një milion argumente sepse unë mendoj dhe besoj që edhe qytetarët e Kosovës e dinë. Por në qoftë se na këtë kategori të njerëzve, se na nuk mundemi me ia mohu dashtëm  e s’dashtëm mundin e sakrificën që e ka dhonë, por në qoftë se edhe gjakun e derdhun nuk e respektojnë, ca kanë bë… veç le të më tregon dikush ça kanë bë për këto kategori. Ka shumë, na i kemi pa edhe në media, ti diskuton me dikë tjetër për një ligj për një pagë minimale,  a ka fyerje më të madhe. Unë nuk  besoj që për një njeri që ka qenë pjesë e luftës dhe ka dhënë mundin e djersen e tash me ardhë në pyetje me diskutu me një armik tonin për një pagë minimale, nuk do koment’’, ka deklaruar ai ndër tjerash në T7. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement