Aprovimi i aplikimeve për projekte nga BE, Hamiti – Bislimit: As ti as Kurti s’flisni për 600 milionë euro të pezulluara nga sanksionet - Gazeta Express
string(130) "aprovimi-i-aplikimeve-per-projekte-nga-be-hamiti-bislimit-as-ti-as-kurti-sflisni-per-600-milione-euro-te-pezulluara-nga-sanksionet"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 16:10

Aprovimi i aplikimeve për projekte nga BE, Hamiti – Bislimit: As ti as Kurti s’flisni për 600 milionë euro të pezulluara nga sanksionet

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 16:10

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se qytetarët e vendit po vuajnë pasojat nga sanksionet e Bashkimit Evropian për fajin e qeverisë së Vetëvendosjes. Në postimin e tij, ai ka ndarë një lajm ku raportohet për rreth 613.4 milionë euro projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar si pasojë e masave nga ana e BE-së ndaj Kosovës.

Hamiti i ka reaguar edhe zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Kosovës i janë miratuar aplikimet në Kornizën për Investime të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ku vendi do t’i përfitojë mbi 2 milionë euro.

Ai ka thënë se megjithatë, Kurti e Bislimi e as zyrtarët e tjerë të VV-së s’flasin për 600 e ca milionë të tjerë që Kosovës i janë pezulluar për fajin e tyre.

Postimi:

Rreth 613.4 milionë euro projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar si pasojë e masave (lexo: sanksioneve) të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP në fund të majit.

Këto janë pasojat e deriatëhershme të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes, që po i vuajnë qytetarët e Kosovës.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të shtunën se Kosovës i janë miratuar aplikimet në Kornizën për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe që vendi do t’i përfitojë mbi 2 milionë euro.

Por, zotërinjtë Kurti e Bislimi, zyrtarë të tjerë të VV-së, nuk flasin për 600 e ca milionë të tjerë që Kosovës i janë pezulluar për fajin e tyre.

Kosova është nën sanksione të BE-së prej 28 qershorit të vitit 2023.