Apple shet më shumë orë dore sesa krejt kompanitë zvicerane bashkë - Gazeta Express
string(66) "apple-shet-me-shume-ore-dore-sesa-krejt-kompanite-zvicerane-bashke"

Apple shet më shumë orë dore sesa krejt kompanitë zvicerane bashkë

Gazeta Express

07/02/2020 20:53

Kompania ”Apple” është duke shitur më shumë orë se sa e gjithë industria zvicerane e prodhimit të tyre.

Këto llogaritje janë bërë nga studiuesit e Strategy Analytics, sipas të cilëve në vitin 2019 ”Apple” ka shitur në treg 30.7 milionë ”Apple Watch”.

Lexo Edhe:

Parakalimi ndaj industrisë zvicerane, që mbledh së bashku emra prestigjiozë si ”Rolex”, ”Longines”, ”Chopard” dhe ”Tag Heuer”, së bashku me markat më të lira si ”Omega”, ”Tissot” dhe ”Swatch”, rriti të ardhurat e kompanisë ”Apple”.

Në 2018, ”Apple Watch” shiti 22,5 milionë njësi, ndërsa kompanitë zvicerane arritën në 24.2 milionë njësi.