Apple Pay në Kosovë, ambasada e SHBA-së: Krenarë që e mbështetëm këtë hap me rëndësi, avancon ekonominë - Gazeta Express
string(100) "apple-pay-ne-kosove-ambasada-e-shba-se-krenare-qe-e-mbeshtetem-kete-hap-me-rendesi-avancon-ekonomine"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 15:14

Apple Pay në Kosovë, ambasada e SHBA-së: Krenarë që e mbështetëm këtë hap me rëndësi, avancon ekonominë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 15:14

Shërbimi i njohur ndërkombëtar i pagesave Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë.

Për këtë ka shkruar edhe ambasada amerikane në vend, e cila e quajti “lajm i madh për ekonominë digjitale” të Kosovës.

Ambasada e SHBA-së tha se ky hap e ndihmon vendin të bëhet edhe më tërheqës për investuesit amerikanë.

“Lajm i madh për ekonominë digjitale të Kosovës: Apple Pay tani është zyrtarisht i disponueshëm! Ambasada e SHBA-së është krenare që ka mbështetur këtë hap të rëndësishëm, i cili pasqyron rolin në rritje të kompanive amerikane që investojnë në të ardhmen e Kosovës. Ky moment historik avancon qëllimet e Kosovës për rritje ekonomike, përfshirje financiare dhe modernizim digjital, duke ndihmuar që vendi të bëhet edhe më tërheqës për investimet dhe inovacionin amerikan”, ka shkruar ambasada.

Para dy dite, Banka Qendrore e Kosovës, duke njoftuar për këtë zhvillim, tha se funksionalizimi i plotë i këtij shërbimi për të gjitha bankat dhe institucionet financiare merr kohën e nevojshme mbi bazën e marrëveshjeve të tyre individuale dhe integrimet e nevojshme teknike. 

Sipas BQK-së, falë kësaj risie, bankat dhe institucionet financiare në vend mund të lidhin kartelat e tyre me platformën Apple Pay, duke ju mundësuar qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë që të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt, përmes pajisjeve të tyre Apple (iPhone, Apple Watch, ose tjetër)./Express/