Apple paralajmëron konferencë më 15 shtator - nuk pritet të prezantohet iPhone 12 - Gazeta Express
string(83) "apple-paralajmeron-konference-me-16-shtator-nuk-pritet-te-prezantohet-iphone-12-gex"

Apple paralajmëron konferencë më 15 shtator – nuk pritet të prezantohet iPhone 12

Gazeta Express

08/09/2020 19:45

Apple ka zbuluar zyrtarisht se do të mbajë një konferencë speciale këtë shtator, teksa ka ftuar gazetarët dhe publikun e gjerë që ta ndjekin atë ‘online’, kudo që ndodhen, më 15 shtator, nga ora 19:00 (sipas kohës sonë).

Në këtë ngjarje, Apple pritet të zbulojë pajisje krejtësisht të reja, përfshirë një iPad Air të ri dhe modele të reja të Apple Watch.

Lexo Edhe:

Përderisa spekulohej se konferenca do të fokusohej mbi iPhone 12, përveç modeleve të reja të Apple Watch dhe iPad, Bloomberg raporton se ngjarja e 15 shtatorit do të zbulojë vetëm detaje rreth iPad dhe Apple Watch të rinj.

iPhone 12 raportohet se do të prezantohet disa javë më vonë – pra në tetorin e sivjetmë.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar për çdo risi.

Apple Event – September 15