Apple mund t’i duhet të dëmshpërblejë përdoruesit e iPhone - Gazeta Express
string(57) "apple-mund-ti-duhet-te-demshperbleje-perdoruesit-e-iphone"

AutoTech

Gazeta Express

17/06/2022 23:04

Apple mund t’i duhet të dëmshpërblejë përdoruesit e iPhone

AutoTech

Gazeta Express

17/06/2022 23:04

Apple po përballet me një padi prej 750 milionë paundësh në Britani pasi një ekspert i të drejtave të konsumatorit ngriti të enjten një kërkesë ku akuzon gjigantin e teknologjisë për ngadalësimin e fshehtë të modeleve të vjetra të iPhone.

Justin Gutmann thotë se Apple ngadalësoi performancën e celularëve të vjetër iPhone kur përdoruesit bënë update pasi iu tha se do të përmirësonin performancën e pajisjes së tyre. Ai pretendon se Apple nuk u tha kurrë përdoruesve se bërja update mund të ngadalësonte pajisjen e tyre.

Lexo Edhe:

Apple tha në një deklaratë se “ne kurrë nuk kemi bërë – dhe nuk do të bënim kurrë – asgjë për të shkurtuar qëllimisht jetën e ndonjë produkti të Apple, ose për të degraduar përvojën e përdoruesit”.       

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë produkte që klientët tanë i duan dhe bërja e iPhone-ve të zgjasin sa më gjatë të jetë e mundur është një pjesë e rëndësishme e kësaj”, shtoi kompania.

Kërkesa e Gutmann në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës kërkon dëmshpërblim për 25 milionë përdorues të iPhone në shumën prej 750 milionë paundësh. Kërkesa kërkon kompensim për zotëruesit e modeleve iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe iPhone X.