Apple: Mos e bëni më këtë, po e ngadalësoni iPhone - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

25/02/2020 14:48

Apple: Mos e bëni më këtë, po e ngadalësoni iPhone

AutoTech

Gazeta Express

25/02/2020 14:48

Apple ka treguar se mbyllja e aplikacioneve me veprimin duke rrëshqitur lartë, mund të dëmtojë baterinë e iPhone dhe të bëjë që energjia e saj të harxhohet më shpejtë, duke ngadalësuar edhe celularin.

Kjo mund të duket e çuditshme në shikim të parë, por del të jetë e vërtetë. Sipas gjigandit teknologjik, mbyllja e gjithë aplikacioneve që janë hapur mund të duket një ide e mirë, por kjo bën që kur t’i hapni, koha e hapjes të jetë më e gjatë – duke shkaktuar kështu edhe ngadalësimin e celularit, transmeton Gazeta Express.

Apple thotë se nuk duhet të brengoseni për mbylljen e aplikacioneve, përveç në rastet kur aplikacioni është ngrirë dhe duhet ta mbyllni për ta hapur përsëri. Apple tha:

“Kur paraqiten aplikacionet e përdorura së fundmi, ato nuk janë të hapura, thjeshtë janë në modalitetin ‘standby’ për t’ju ndihmuar që të kryeni shumë punë të tjera. Aplikacionin duhet ta mbyllni vetëm nëse nuk përgjigjet”.

Më herët, njerëzit mendonin se sa më shumë aplikacione që ka hapur, aq më shpejtë harxhohet bateria. Por, ky del të jetë vetëm një ide e gabuar. Në fakt, aplikacionet që paraqiten në ‘radhë’ kur dëshironi t’i mbyllni, nuk janë duke vepruar.

Aplikacionet qëndrojnë të ngrira, në mënyrë që të mos konsumojnë më shumë energji nga pajisja, kur jeni duke e bërë atë që jeni duke e bërë.