Apple ka një vizion, që të gjitha pajisjet e kësaj kompanie të mbushin njëra-tjetrën me bateri - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

29/11/2021 23:55

Apple ka një vizion, që të gjitha pajisjet e kësaj kompanie të mbushin njëra-tjetrën me bateri

AutoTech

Gazeta Express

29/11/2021 23:55

Pavarësisht eksperimentit të dështuar AirPower i realizuar vite më parë, Apple akoma është duke punuar në mbushësin që do të mund të mbushë shumë (apo të gjitha) prodhimet e kësaj kompanie.

Siç raporton Bloomberg, kompania amerikane po zhvillon mbushësin për shumë pajisje, si dhe teknologjinë e mbushjes për mbushje me rreze të gjatë dhe të shkurtër.

Lexo Edhe:

E tërë kjo është pjesë e idesë së Apple sa i përket të ardhmes, ku të gjitha pajisjet e rëndësishme të kësaj kompanie të mund të mbushin njëra-tjetrën.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet për këtë që Apple po përgatit zgjidhjen për mbushje induktive të një sërë pajisjesh.

Gjatë qershorit u shfaqën informacionet që kompania po përgatit pasardhësin e mbushësit AirPower.

Mbushësi i ri do të duhej të jetë ndryshe nga ai ekzistuesi MagSafe Duo, që ndaras mbush iPhone dhe Apple Watch.