Gjiganti teknologjik, “Apple” vazhdimisht
është shprehur se, nuk dëshiron të lançojë një iPhone të palosshëm në afat të
shkurtër, megjithatë, kompania vazhdon të marrë patenta të reja.
Kompania amerikane po punon për më shumë se
një prototip të palosshëm të iPhone, i cili u shfaq në një patentë të re për
teknologjinë e ekranit të palosshëm në Zyrën e Markave dhe Patentave të SHBA-së
(USPTO).
Sipas deklaratës së patentës, pajisja do të
ketë një sensor të ngjashëm me përshpejtuesin që do të zbulojë kur iPhone ju
bie në tokë.