“Aplikojnë prej mendjemadhësisë, konsiderojnë që janë të kualifikuar”, Pupovci flet për barrierat dhe monitorimin e universiteteve - Gazeta Express
string(125) "aplikojne-prej-mendjemadhesise-konsiderojne-qe-jane-te-kualifikuarpupovci-flet-per-barrierat-dhe-monitorimin-e-universiteteve"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 21:09

“Aplikojnë prej mendjemadhësisë, konsiderojnë që janë të kualifikuar”, Pupovci flet për barrierat dhe monitorimin e universiteteve

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 21:09

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për barrierat dhe monitorimin e universiteteve në Kosovë.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se shumë universitete aplikojnë për programe të reja vetëm nga mendjemadhësia, e për këtë thotë se Agjencia e Kosovës për Akreditim nuk i lejon të formohen programe që nuk kanë mundësi të funksionojë.

“Pse aplikojnë, shpeshherë ndodh prej mendjemadhësisë, paraqitet një universitet i ri që është kriju para 5-6 vjetëve, tash del një program metakronika a kumedit se cka, ska staf për atë program, ata konsiderojnë që janë të kualifikum, e roli i agjencisës është aty me jau vnu barrierën. Edhe i kanë vnu këto barriera ku kanë mujt. Nuk të len me u formu një program që nuk mundet me funksionu me cilësu”, tha ai.