"Aplikimet deri në 30 Mars", nis dhënia e kartave për fermerët që përfitojnë naftë falas - Gazeta Express
string(85) "aplikimet-deri-ne-30-mars-nis-dhenia-e-kartave-per-fermeret-qe-perfitojne-nafte-falas"

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 9:56

“Aplikimet deri në 30 Mars”, nis dhënia e kartave për fermerët që përfitojnë naftë falas

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 9:56

Aplikimi në skemën e naftës falas për fermerët që punojnë tokën është shtyrë deri në datën 30 Mars.

Në një interpelancë me disa fermerë në zona të ndryshme të vendit, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi sqaroi edhe njëherë procedurat e aplikimit ndërsa njoftoi se ka nisur edhe shpërndarja e kartave të naftës për përfituesit e kësaj skeme.

Lexo Edhe:

Fermeri i parë që bëhet përfitues është nga zona e Shkodrës theksoi ministrja duke deklaruar se ai është përzgjedhur si fitues pas aplikimit në E-Albania.

Ekonomi tha se fermerët njoftohen që janë bërë përfitues dhe paraqiten në një prej pikave të shpërndarjes ku plotësohet një procesverbal i thjeshtë. Më pas me anë të kartës fermeri paraqitet në një pikë karburanti në zonën e tij dhe nuk duhet të paguajë asgjë.

Çdo fermer që bëhet përfitues i kësaj skeme duke u pajisur me kartë ka të drejtë ta tërheqë naftën e përfituar deri në datën 30 Nëntor.

Ministrja theksoi gjithashtu se është krijuar mundësi përfitimi në skemën e naftës edhe për ata që kanë marrë toka me qira nga shteti të cilët duhet të pajisen me një vërtetim nga bashkia. Ndërsa për pjesën tjetër të fermerëve nuk është e detyrueshme pagesa e sigurimeve shoqërore.

Interpelanca

Jemi të informuar që afati i aplikimeve është zgjatur deri në 30 Mars. Çfarë synon kjo zgjatje?

Ajo që vumë re ishte numri i madh i aplikimeve në E-Albania. Që të marrësh skemën e naftës duhet të kesh një nipt aktiv. Në periudhën që ne flasim u rrit numri i kërkesave për riaktivizim ose aktivizim të nipteve. Platforma ka shpejtësinë e vet dhe i duhet një kohë për të vepruar u menduar të shtyhej. Duke parë aplikimet, udhëzimi kishte nevojë të lehtësohej. Shumë fermerë kanë marrë një sipërfaqe toke me qira. U krijua një status i ri në aplikim. Informacioni validohet nga kryetari i njësisë administrative për t’i dhënë naftë kujtdo që punon tokën.

Shpresoj që ky udhëzim të jetë çelësi për të çuar gjithçka në vendin e duhur. Ndihma me naftën a do të jetë prioritet në të ardhmen?

Unë mendoj që kjo përpjekje e këtij viti ishte e rëndësishme që lidhet ne dy financime. E pra lidhet me sasinë e parave dhe ngritjen e sistemit të naftës që funksionon midis ministrisë, AKSHIT.

A është skema e naftës falas për bujqësinë e vetmja mbështetje që do përfitojnë fermerët?

Është një nga mbështetjet që jep qeveria shqiptare për fermerët. Skema tjetër e rëndësishme është skema kombëtare që rrit mundësinë që kanë fermerët për të përfituar më shumë dhe më mirë. Skema mbështetëse kombëtare vazhdon me të njëjtat programe si në vitin 2020, për ata që rrisin dele dhe dhi, merren me bletë, ata që kanë nevojë për të ndërruar plastmasën e fermës, mbështetje për investime në agro-turizëm.

Mbështetja vazhdon. Qëllimi ynë është të rrisim eksportet vendase. Nga skemat kombëtare në këtë 4-vjeçar kanë përfituar deri në 70 mijë fermerë. Qeveria shqiptare jep edhe mbështetjen e IPARD-it. Është fat i madh që sot kemi shumë pika grumbullimi që janë krijuar nga skemat. Ato e mundësojnë fermerin të shkojnë në një pikë grumbullimi. Ne synojmë të rrisim më shumë prodhimin bujqësor. Skemat do të vazhdojnë.

Kemi dëgjuar që ka vazhduar shpërndarja e kartave. Si do të vazhdojë ky proces?

Karta e parë u dha në Shkodër. Njoftohet fermeri që përfiton kartën, ai shkon e tërheq me një procesverbal të thjeshtë. Me këtë kartë ai mund të tërheqë naftën afër njësisë së vet. Ju keni të drejtën të tërhiqni naftën deri në 30 nëntor. Sasia e naftës është për ato që keni mbjellë dhe kulturat që do të mbillni. Katër arebet kanë marrë sasinë e parë të kartave për fermerët që kanë përfituar. Të gjitha proceset vazhdojnë. Shpërndarja e kartave do të jetë e vendosur edhe në faqen e ministrisë.

A duhet të paguajmë për naftën e tërhequr me kartë?

Nuk duhet të paguani asgjë te pika e karburantit. Kur bëni aplikimin kini parasysh, skema nuk ju detyron të keni paguar TVSH-në e pronës dhe sigurimet shoqërore. Ka kusht vetëm punimin e tokës.

Nëse ju kujtohet ka pasur edhe një udhëzim të mëparshëm në 6 shkurt, që njofton mundësinë edhe për ata që kanë marrë toka me qira nga shteti dhe bëhen përfitues të skemës së naftës me një verifikim nga bashkia. Kur shkon në pikën e karburantit mjafton të punoni tokën dhe ta mbillni atë me produkte bujqësore.

Doja të dija a ka mundësi të hiqet TVSH, pasi në serat diellore, TVSH e plastmasit është hequr? Por për ne a mund të hiqet TVSH për rrjetat?

Do ta marr me vete sugjerimin tuaj. Do të komunikoj menjëherë me Ministrinë e Financave. Kjo është e rëndësishme për ju që kultivonin mollët dhe ata që kultivojnë mandarinat që produkti i dëmtohet nga breshëri.