Aplikacione të rreme po vjedhin miliona në kriptomonedha paralajmëron FBI - Gazeta Express
string(73) "aplikacione-te-rreme-po-vjedhin-miliona-ne-kriptomonedha-paralajmeron-fbi"

AutoTech

Gazeta Express

20/07/2022 21:35

Aplikacione të rreme po vjedhin miliona në kriptomonedha paralajmëron FBI

AutoTech

Gazeta Express

20/07/2022 21:35

Agjentët e FBI-së kanë identifikuar 244 viktima të cilët humbën 42.7 milionë dollarë nga aplikacionet e rreme të kriptomonedhave vitin e kaluar.

Mënyrat për të humbura para në internet janë të panumërta dhe shumë njerëz bien për këto skema mashtrimi duke besuar se janë thjeshtë duke provuar një platformë të re Web3.

Lexo Edhe:

Kriminelë kibernetikë po kontaktojnë investitorë Amerikanë duke pretenduar se ofrojnë shërbime investimi në kriptomonedha. Ata arrijnë ti bindin të shkarkojnë aplikacione mashtruese dhe në shumtën e rasteve mashtrime janë të thjeshta: hakerët bindin viktimën të shkarkojnë një aplikacion që ka emrin dhe logon e një kompanie të vërtetë crypto.

Hakerët më pas ju kërkojnë viktimave të depozitojnë para në llogaritë q krijuara. Më pas viktimat nuk mund të tërheqin më paratë nga portofolët sepse kriminelët kibernetikë kanë aksesin.

Në një rast konkret një kriminel kibernetik sillej si një punonjës i kompanisë YiBit, një kompani e cila nuk është më që prej 2018-ës.

Duke përdorur një aplikacion të rremë, hakerët morën prej 4 viktimave 5.5 milionë dollarë. Raste të ngjashme janë bërë në emër të kompanive “Supayos” ose “Supay”.

Nuk kemi të bëjmë me një fenomen të ri sepse prej vitesh dihet ekzistenca e aplikacioneve të tilla. FBI-ja kërkoi për përdoruesve të jenë dyshues ndaj kërkesave për shkarkimin e aplikacioneve si dhe të marrin hapat për të verifikuar legjitimitetin e tyre. /PCWorld Albanian