Apeli rrëzon kërkesën e Anterio Kaloshit, nuk e nxjerr nga regjimi “41 biss” - Gazeta Express
string(73) "apeli-rrezon-kerkesen-e-anterio-kaloshit-nuk-e-nxjerr-nga-regjimi-41-biss"

Apeli rrëzon kërkesën e Anterio Kaloshit, nuk e nxjerr nga regjimi “41 biss”

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2024 14:15

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Anteroi Kaloshit për kundërshtim të vendimit për futjen në izolim të posaçëm “41 Biss”.

Anterio Kaloshi i dënuar me burgim të përjetshëm u izolua në regjimin e posaçëm “41 biss” më 3 prill.

Lexo Edhe:

Nga të dhënat që ka siguruar Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve dhe nga verifikimet përkatëse të strukturave ligjzbatuese, janë ngritur dyshime se ai ka pasur komunikime me subjekte të krimit jashtë qelisë.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën  e Lushnjes në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Kaloshi gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, tjetër i arrestuar si një nga autorët e ngjarjes.