Apeli rikthen në qeli ish-prokurorin e Sarandës - Gazeta Express
string(47) "apeli-rikthen-ne-qeli-ish-prokurorin-e-sarandes"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 17:56

Apeli rikthen në qeli ish-prokurorin e Sarandës

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 17:56

Ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa, u gjet fajtor edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit për përfshirje në korrupsion dhe u dënua me 3 vite e 6 muaj burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 2 vite e 4 muaj heqje lirie, duke përfituar ulje.

Por, ndryshe nga Shkalla e Parë, që e kishte liruar Hasën me 4 vite shërbim prove, treshja e Apelit vendosi që ai të shlyente dënimin e plotë në qeli.

Kjo do të thotë se, pas lirimit të tij në maj 2022, Hasa do të duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur edhe të paktën 1 vit heqje lirie.

Ai gjithashtu e ka të ndaluar marrjen e posteve publike për 5 vite.

Ish-prokurori, sipas Gjykatës, mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një person që prokurori kishte nën hetim gjatë ushtrimit të detyrës në Prokurorinë e Sarandës, duke e pushuar më pas çështjen.