string(51) "apeli-konfirmon-arrestin-ne-burg-per-florenc-capjen"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 17:35

Apeli konfirmon arrestin në burg për Florenc Çapjen

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 17:35

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjen, i cili u ekstradua nga Dubai më 2 maj. Çapja akuzohet nga SPAK për “sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” në bashkëpunim, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.

Në seancën e 5 majit, Çapja mohoi çdo lidhje me tentativën e vrasjes dhe kërkoi nga SPAK të sjellë prova për akuzat ndaj tij. Përmes avokatit, ai tha se nuk ka përdorur Sky EÇ dhe akuzat mbështeten vetëm në deklaratat e të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të cilat i konsideron të pavërteta.