Apeli i Ramës për diasporën nga Panairi i Punës në Athinë: Kthehuni, kemi paga të arsyeshme dhe taksa të ulëta - Gazeta Express
string(108) "apeli-i-rames-per-diasporen-nga-panairi-i-punes-ne-athine-kthehuni-kemi-paga-te-arsyeshme-dhe-taksa-te-uleta"

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2025 11:56

Apeli i Ramës për diasporën nga Panairi i Punës në Athinë: Kthehuni, kemi paga të arsyeshme dhe taksa të ulëta

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2025 11:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Athinë, ku po merr pjesë në një Panair pune që organizohet kushtuar emigrantëve shqiptarë. Në një mesazh rrugës për në Athinë, kreu i qeverisë i bëri thirrje diasporës shqiptare në Athinë që të marrin pjesë në këtë Panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Kreu i qeverisë ka ftuar bashkëkombësit në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Ai pohoi se kjo është iniciativë, e cila synon të thyejë stereotipin e pagave të ulëta.

“Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë”, tha Rama.

Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement