Apeli i Posaçëm lë në burg Ilir Metën - Gazeta Express
string(37) "apeli-i-posacem-le-ne-burg-ilir-meten"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 12:33

Apeli i Posaçëm lë në burg Ilir Metën

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 12:33

Apeli i Posaçëm la në burg presidentin e Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta. Ky i fundit ankimoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë të 26 qershorit, që vijoi masën “arrest në burg”.

Para nisjes së seancës në një deklaratë të shkurtër për mediat, avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani u shpreh: “Patjetër që do lirohet, e ka thënë Ajatollahu sot, do ta lirojmë”.

Pak ditë më parë presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka bërë ankim në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë që e la atë në arrest me burg, njofton A2CNN, transmeton Sinjali.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Meta shprehet se vendimet e 3 gjykatave ai i Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit, dhe Gjykatës së Shkallës të Parë, për masën arrest me burg ndaj tij, janë antikushtetuese, pasi shkelin Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se po mbahet në qeli pa akuzë.